Ish-prokurori, Elez Blakaj, ka bërë një postim në facebook pas një kohe larg vëmendjes së medieve. Ai ka folur për drejtësinë në Kosovë.
“Pavarsishtë përpjekjeve dhe improvizimeve të vazhdueshme për të mbajtuar gjallë një system gjyqësorë të dirigjuar, nuk do të kenë jatëgjatësi”, ka thënë ai.
“Ky degradim i institucioneve të drejtësisë i cili e ka goditë në thëmel funksionimin e shtetit, akoma më shumë do ta nxit dhe rrit nevojën për reforma të thella në drejtësi, si përgjigjie e natyrshme në raport me kërkesat e qytetarve për një drejtësi të dinjitetshme!”, shtoi ai.
“Kur vie koha për të ndodhur dicka, është e pamundur ta ndalosh ose improvizosh zgjidhje artificiale, e këtë më se miri e ka thënë Victor Hugo….. “Nuk ka asgjë më të fuqishme se një ide, koha e së cilës ka ardhur!”

“Jo improvizime!”, përfundon Blakaj i cili është në SHBA. /Express/
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...