Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar situatën politike në Kosovë, ai tha se qeveria e Avdullah Hotit të LDK është në një situatë shumë të vështirë.
“Kjo kohë është tepër sfiduese. Balancat janë delikate. Kemi parë disa lëvizje interesante ditët e fundit, ajo e Ramush Haradinajt me pakënaqësinë e tij dhe një reagim të zotit Limaj,” tha Sejdiu në Syri Tv.
Kjo qeveri po mbahet në këmbë edhe nga Lista Srpska, ndërkohë që përballë ka një opozitë me numra të shumta, tha ai.
“Është një sfidë në përballje me temat e mëdha. Uroj t’ia dalë, por nuk e di sa do ketë sukses. Kemi tema që mund të sjellin reagime nga Lista Srpska,” tha ai.
I pyetur se përse Haradinaj dhe Limaj po shprehin rezerva, ai dha dy arsye. Sipas tij, PDK, pas akuzave ndaj Hashim Thaçit, mund të synojë të futet në qeveri.
“Janë çështje të shumta që mund të krijojnë mozaikun. E para është krijimi i qeverisë me numra të pakëta. E dyta është gatishmëria e PDK për të hyrë në një koalicion të ri,” tha Sejdiu.
“Kjo qeverisje e ka të vështirë të mbahet pasi balancat janë të brishta”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit