Katalanasit që e përshkruajnë veten si “shumica e heshtur” e kundërshtuan pavarësinë e rajonit, e me këtë slogan mbushën rrugët e Barcelonës të dielën. Policia thotë se, të paktën 350 mijë vetë morën pjesë në tubimin gjigant, organizatorët e të cilit pretendojnë se numri i pjesëmarrësve ishte gati një milion.
Demonstruesit u mblodhën në sheshin “Urquinaona”, duke valëvitur flamuj spanjoll, katalanas e të Bashkimit Europian, ndërsa thërrisnin me të madhe: Rroftë Spanja!
Ngjarja me moton “Mjaft më, t’i kthehemi arsyes” u organizua nga Shoqata Qytetare katalanase, e cila u bëri thirrje banorëve të rajonit të ngrenë zërin e tyre si mazhorancë e heshtur. Laurerati i Nobelit në Letërsi, Mario Vargas Llosa, dhe ish-presidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell Fontelles, një socialist katalanas tejet i njohur, iu drejtuan protestuesve në fund të tubimit.
“Përtej kujtimeve të së shkuarës, ndonjëherë madhështore e herë të tjera tragjike, Spanja është gjithashtu një vend i lirisë, vend i sundimit të ligjit dhe nuk do të shkatërrohet nga separatizmi”, tha Llosa.
Borrell u shpreh se Katalonja nuk është një shtet si Kosova, ku të drejtat e njerëzve ishin shkelur sistematikisht.
“Katalonja nuk është si Lituania, Kosova apo Algjeria. Nuk është një territor i pushtuar, apo i militarizuar. Krahasimi nuk ka vend”, tha Josep Borrell.
Spanja është zhytur në krizë politike, që kur udhëheqësit katalanas i bënë realitet zotimet e mbajtjes së referendumit të pavarësisë më 1 tetor, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vendit, që e shpallte votimin të paligjshëm.
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri