Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu është liruar nga burgu sot pasi ishte burgosur nga autoritetet serbe.
Këtë e ka konfirmuar një familjar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar familjari në Facebook.
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohej nga Serbia për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023.
Ish-polici i njësive speciale Arbnor Spahiu kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës një vit para se të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...