Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku edhe për herë të 44-të radhazi është dështuar konstituimi i tij. . Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 Kryeziu ka paralajmëruar se ngërçi aktual ka pasoja serioze ligjore dhe kushtetuese për deputetët dhe subjektet politike.
“48 orë janë të përcaktuara vetëm për dy herë. Nëse nuk realizohet me herën e dytë, atëherë situata kalon në absurditet dhe gjendje jashtëzakonshme,” deklaroi ai.
Kryeziu tha se ka komunikuar personalisht me deputetë nga të gjitha partitë, duke i pyetur për arsyet e mosfunksionimit të Kuvendit.
“Përgjigjet që kam marrë ishin shqetësuese disa më thanë se po veprojnë ‘për inat’, ndërsa të tjerë nuk dinin as të jepnin afat se kur kjo situatë do të zgjidhet,” tha ai.
Duke iu referuar Kushtetutës dhe vendimeve të mëhershme të Gjykatës Kushtetuese, Kryeziu paralajmëroi se, pas përfundimit të afatit 30-ditor, mund të merren masa serioze ndaj deputetëve.
“Deputetëve mund t’u merret mandati, dhe në raste të caktuara, mund të ndiqen penalisht. Kjo pasi e kanë dhënë betimin dhe e kanë shkelur, duke dështuar të krijojnë institucionin përfaqësues të popullit,” tha ai.
Sipas tij, ky dështim tregon mungesë kapaciteti juridik dhe përfaqësues të deputetëve për të krijuar një Kuvend funksional, çka e cenon drejtpërdrejt funksionimin e shtetit.
Kryeziu theksoi gjithashtu se, sipas legjislacionit në fuqi, masa ndëshkuese për subjektin politik që pengon krijimin e Kuvendit varion nga 1 deri në 6 vjet, në rast të mosrespektimit të vendimeve kushtetuese.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...