Nenad Rikallo, ministër, deri para disa ditësh, i Bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, është emëruar sekretar Shteti në Ministrinë e Bujqësisë të Qeverisë së Serbisë, bën të ditur agjencia e lajmeve e Beogradit, B92.
Bëhet e ditur se Qeveria se Serbisë vendimin për emërimin e Rikallos në këtë pozitë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidroekonomisë e ka marrë qysh më 27 shkurt.
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka shkarkuar nga pozita e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallon, përfaqësues i Listës Serbe, në fillim të shkurtit, ndërsa në vend të tij e ka emëruar Dijana Zhiviqin, anëtare e Partisë së Pavarur Liberale (SLS).
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin