Që nga lehtësimi i masave, numri i të infektuarve me COVID19 është rritur, e vetëm sot patëm 40 raste të reja.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
Ai në një postim në FB shkruan se “Ne kemi obligim ligjor dhe njerëzor të ruajm shëndetin tonë dhe të të tjerëve”.
Ky është postimi i plotë i tij:
Puntorët shëndetësor janë të dëshpruar nga mosrespektimi i masava që ata po rekomandojnë për mbrojtje nga COVID 19, edhe në këtë fazë!
Kërkesa e qytetarēve dhe bisneseve për liberalizim të masave sa është legjitime do tē duhej të jetë edhe gadishmëri dhe zotim për respektim të masave të kërkuara nga IKSHPK dhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Shifrat e rasteve pozitive në ditët e fundit po dëshmojnë se nuk e kemi kuptuar mjaftueshëm se në çfarë situate epidemiologjike serioze jemi gjendur dhe ende gjindemi, përkundēr tre muajve mbyllje.
Shprehjet se ” ska virus”, ” mashtrim”, “politikë”, po shëndrrohen në sllogane të rrezikshme.
Ne kemi obligim ligjor dhe njerëzor të ruajm shëndetin tonë dhe të të tjerëve.
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15