Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli është duke raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Ish ministri Dugolli është pyetur për çështjen e privatizimit të Ferronikelit.
Ai ka thënë se në atë kohë PDK i ka bërë presion dhe e ka kërcënuar , raporton arbresh.info.
“Ali Jakupi dhe Ali Sadriu kanë qenë personat që e kanë dërguar në privatizim Ferronikelin. Partia që ju e përfaqësoni ka qenë partia e cila ka ushtruar presion ndaj meje për këtë kompani. Presion psikologjik, psiqik që ka shkuar deri në kërcënim”, ka thënë Dugolli.
Dugolli deklaroi se nuk ua bën “hallall” zullumin politik për këtë çështje, duke thënë që kompetenca e tij ishte e një anëtari prej tetë gjithsej.
“Ata kanë përdorur etiketime të ndryshme në adresë time. Unë nuk jam thy as atëherë, as asnjëherë. Ndoshta janë bërë në kompetenca të opozitarizmit, por jo në proces të privatizimit, kur roli im nuk ka qenë vendimtar. Nuk kam vendosur unë për privatizim ose jo. Unë kam votuar pro privatizimit, tash a ka qenë i mirë ose jo këtë e dëshmon koha”, ka thënë tutje ai./arbresh.info/
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...