Ish-kryeministri Bukoshi varroset nesër në Prishtinë

17:34 | 11 Qershor 2025
E.K

Nesër do të varroset Bujar Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil i Republikës së Kosovës, i cili u nda nga jeta të martën, më 10 qershor 2025.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 14:00, në Parkun Memorial në Velani, në Prishtinë.

Para varrimit, nga ora 10:00 deri në 13:00, do të zhvillohen homazhe në nderim të tij në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga familja Bukoshi, e cila ka njoftuar gjithashtu se e pamja do të organizohet në Grand Hotel Prishtina gjatë tri ditëve të fundjavës: të premten, të shtunën dhe të dielën (13–15 qershor 2025), nga ora 09:00 deri në 17:00./Arbresh.info