Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po mbahen peng dhe padrejtësisht në Hagë.
Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, Rama u shpreh se procesi ndaj tyre është i parregullt, raporton Arbresh.info.
“Ashtu si nuk ka asnjë arsye, që Kosova të presë çfarë duhet të beje Serbinë. Kosova e uli në gjunjë 25 vjet më parë, dhe sot do e lërë në bisht. Që të mos kemi pësime historike, kur sot fatin e përbashkët kombëtar, e kemi dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Nuk udhëtojmë, pa përfaqësuesit e UÇK nuk nisemi, as sot, asnjëherë. Vetëm bashkë. Tha Rexhep Qosja, një anëtar i delegacionit. Ju solla këtë paragarf në këtë foltore, pak më shumë se 10 vjet më parë. Më rrëqeth aktualiteti i atyre reshtave, të cilat Rexhep Qosja i pati shqiptuar” tha Rama.
Rama tha se ish-presidenti, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, vazhdojnë të mbahen peng, prej gati pesë vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare, e cila, sipas tij, në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë.
“Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK që Qosja i kërkoi në atë udhëtim. Ne dimë me siguri, se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa UÇK, me në krye Hashim Thaçin. Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku ushpall dhe u frmos Pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare. Unë, as nuk e kam diskutuar asnjëherë të drejtën e asaj gjykate, për të bërë punën. Është nyja e mbledhur në fyt, se ai proces është proces i parregullt ligjor. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të pavarura nga gjykatësit”, theksoi Rama gjatë fjalimit të tij./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...