Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Tara është ftuar në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale për intervistë më 17 shkurt, pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës për të cilën ditë ai dha gjithçka, raporton rahoveci24.
Komandant Hoxhës ftesa i ka ardhur më 20 dhjetor. Intervistimi i tij do të zhvillohet në Hagë,
“Ndihem krenar për ndihmën e madhe të pakompromis të popullit shqiptar dhe me luftën e luftëtarëve për lirinë e Kosovës”, ka thënë Tara.
Pak ditë më parë u intervistua nga prokuroria speciale edhe Sabahajdin Cena.
Dy ditë me radhë është intervistuar ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ndërsa sot ka filluar intervistimi i Sami Lushtakut, ish-komandant i zonës së Drenicës.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...