Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se prezenca ruse në veri të Kosovës është e përditshme.
Kastrati deklaroi se ka informacione se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellur në veri të Kosovës.
“Prezenca ruse në Ballkan është shumë e qartë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që në veriun e Mitrovicës prezenca e njerëzve rusë nga Rusia dhe Serbia dhe kjo është e përditshme. Qëllimi i Rusisë dhe ‘Republika Srpska”’është që të jetë prezente këtu [në veri] nëpërmjet tensioneve të ndryshme – e shohim edhe situatën në Bosnje ku kryetari i kësaj republike, Milorad Dodik, ka paralajmëruar se do të ngris forcat e veta ushtarake dhe policore për mundësinë e shkëputjes nga federata boshnjake dhe kjo sipas meje do të ishte një zinxhir edhe tek veriu i Kosovës”.
“Sipas disa informacioneve që unë i kam me dijeninë e Vuçiqit dhe Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës dhe në krye të këtij grupi është gjenerali Dikoviq – ku sipas detyrave që ai i ka, nëse ndodhë një destabilizim në Bosnje automatikisht njësoj do të fillonte edhe në veri të Kosovës dhe qëllimi final i Serbisë është që ta bëjë “Serbinë e Madhe”, deklaroi Kastrati, për Klan Kosova.
Ish-komandanti mes tjerash tha se Qeveria duhet të ketë prioritet FSK-në si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe qytetarëve.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...