Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do të mund të jetë edhe në mbrojtje të qytetarëve për kriza të ndryshme nëpër botë.

“Do të jetë forcë mbrojtëse, forcë e paqes dhe sigurisë në rajon, do të jetë anëtare e mekanizmave rajonal, por në të ardhmen nëpërmjet hapave që do të bëjë Kosova, dhe në të ardhmen përmes NATO-s edhe ne të japim kontribut në krizat e ndryshme nëpër botë me ato mundësi çfarë i ka Kosova,” shprehet Kastrati, përcjell arbresh.info.

Ish-komandanti i zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, ka shprehur gatishmërinë që ka Forca e Sigurisë së Kosovës për t’u kompletuar në aspektin e mbrojtjes.
“Po e bëjmë një veprim që e kompleton Republikën e Kosovës me të gjitha institucionet e veta. Edhe pozita edhe opozita është unike për ditën e nesërme,” deklaron Isufi një ditë para votimit të projektligjeve për FSK-në.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë në tërësi 5000 pjesëtar aktiv dhe 3000 rezervë.
Këto komente Kastrati e Isufi i kanë bërë në debatin “Transformimi i FSK-së, ndikimi në sigurinë kombëtare dhe rajonale” të organizuar nga Kosova Youth Atlantic Treaty Asocation./arbresh.info/
Ganimete Musliu shprehë keqardhje që nesër nuk do të jetë në Kuvend edhe Sylejman Selimi
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...