Ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, ka komentuar operimin që i është nënshtruar dje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
ai ka thënë se çështja e shëndetit të presidentes Osmani dhe ndërhyrjes kirurgjike nuk gëzon mbrojtje nga e drejta e privatësisë.
“Opinioni besoj që i kujton fjalët e fundit të Kryeministrit Kurti në seancën e vitit 2020 para se të hidhej në votim mocioni i mosbesimit se ‘ministri është bartës i detyrimeve për te garantuar liritë dhe të drejtat themelore’. I njëjti parim vlen edhe për presidentin e shtetit, pasi ushtruesit e funksioneve publike trupëzojnë pushtetin shtetëror. Rrjedhimisht çështja e shëndetit të presidentes Osmani dhe ndërhyrjes kirurgjike nuk gëzon mbrojtje nga e drejta e privatësisë. Përkundrazi, kjo ndikon në funksionimin e aparatit shtetëror dhe Presidenca do duhej të njoftonte paraprakisht se ajo do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të tillë dhe se i janë bartur përkohësisht kompetencat kryeparlamentarit Konjufca”, ka thënë ai për Nacionalen.
Ai ka treguar se shefja e shtetit duhet të tregoj edhe sa i ka kushtuar operimin në institucionin privat.
“Po ashtu, duke marrë parasysh se ajo këtë operacion e ka kryer në një institucion privat, duhet bërë publike shuma e pagesës, sepse presidentit të shtetit nuk i lejohet të shdrytëzojë përparësi (favore) për shkak të pozitës qe mban. Një gjë e tillë do të cenonte dinjitetin e figurës se presidentit dhe klasifikohet si arsye morale për dorëheqje (sikurse ish-Presidenti Wulff në Gjermani)”, ka thënë Berisha.
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...