Ish-diplomati shqiptar, Agim Nesho ka thënë se vizita e kreut të CIA-s, William Burns në Kosovë, Bosnje e Serbi, është një tregues se ky rajon po merr një vëmendje të shtuar dhe se rajoni është në një moment kritik që është paralajmëruar më herët.
Në një bisedë për “Ora News”, Nesho thotë se kreu i CIA-s është një njeri i shquar dhe që përfaqëson DASh-in dhe një njeri që e njeh shumë mirë Rusinë.
“Kjo tregon se ky rajon po merr një vëmendje të shtuar dhe se rajoni është në një moment kritik që është paralajmëruar më herët, pasi Rusia kërkon që të provokojë në Ballkan me vendet si Serbia, ku ka një infrastrukturës të gjerë”.
“Vizita e kreut të CIA-s në rajonin tonë është në një moment kur Ukraina po ndërmerr një sulm ndaj Rusisë, dhe kjo e fundit është në një dilemë për t’u mbrojtur. Serbia nga ana tjetër kërkon të blejë kohë dhe të destabilizojë Kosovën, plane që janë të njohura tashmë në rajon”, tha Nesho.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...