Ish-deputetja e PDK-së dështon në këto zgjedhje, nuk e fiton mandatin e ri

10:32 | 20 Shkurt 2021

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili nga PDK-ja ka njoftuar se ka nuk ka arritur votat e mjaftueshme që të jetë deputete.

Ajo tha se punën e saj me qytetarët për të drejtat e njeriut, do t’i vazhdojë jashtë Kuvendit.

Njoftimi i plotë:

Një betejë e humbur për mua nuk është një luftë e humbur. Një kauzë e papërmbushur, nuk është kauzë e shuar. Një amanet i parealizuar për mua nuk është një përpjekje e zbrapsur. Përkundrazi!

Të dashur,

Ndërtimi i ëndrrës për një Kosovë me të ardhme më të mirë asnjëherë nuk ka pushuar dhe nuk do të pushojë as tash. Çdo ditë luftën tonë ndaj të keqes do ta mbushim me ide dhe plane. Do të dëshmojmë krahas kësaj se jemi me ju, edhe pse privilegjet e disave janë humbur. Materializmi nuk e ka mbajtur apo forcuar kauzën tonë, por fisnikria dhe sinqeriteti dhe fakti që jemi në anën e drejtë të historisë.

Punët e dobishme në parlament dhe komision për të drejta të njeriut, do t’i vazhdoj tutje, me ju, pranë jush, asnjëherë papushuar.

E juaja,gjithmonë!

Besa

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara