Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, është parë të ketë hyrë në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak pas mbledhjes që mbajti kryesia e kësaj partie.
Ai nuk ka treguar arsyet e vizitës, ndërsa i pyetur për këtë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ka qenë vetëm “vizitë private me personelin”.
Ai ka shtuar se s’ka pasur diskutime për koalicion me AAK-në dhe asnjë parti tjetër. Deri tash partitë e mëdha janë shprehur se do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e ardhshme, por asnjëra s’ka përjashtuar koalicione me dikë tjetër.
LDK-ja kishte udhëhequr qe gjashtë muaj Qeverinë në koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate. Qeveria Hoti u rrëzua me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, që u shpall e pavlefshme për shkak të dënimit të tij me burgim./Arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë