Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në fillim të kësaj jave zbulon se ka qenë në Hagë.
Ai tregon se atje ka shkruar për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë”, ka shkruar Mustafa në shkrimin e tij.
Mustafa thotë se e gëzoi fakti se të gjithë i gjeti mirë.
“Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes, por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike”, shkrun tutje ai.
Derisa uron “që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit, të fitojë drejtësia”. /arbresh.info/
Greva paralizon aeroportin në Berlin, anulohen qindra flutur...
Haxhiu për tragjedinë në Austri: Humbja e jetëve të bashkëko...
Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin
Nesër përurohet segmenti i rrugës Vushtrri–Prishtinë, pjesëm...
Tragjedia në Austri/Kryeministri Kurti shpreh ngushëllimet p...
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...