Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ka thënë se LDK-ja, do ta ndihmojë procesin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit por vetëm në momentin kur koalicioni qeverisës i siguron që ky i fundit i ka votat për ratifikim të kësaj marrëveshje, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se në momentin kur koalicioni qeverisës i siguron votat, LDK-ja merr përgjegjësinë para qyettarëve që ta ndihmojë këtë proces.
“Ne si LDK vlerësojmë se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që ata të sigurojnë se i kanë votat dhe kanë disponimin që ta përkrahin këtë marrëveshje dhe të ratifikohet, dhe nëse ne sigurohemi që koalicioni qeverisës i ka siguruar votat atëherë edhe ne marrim përgjegjësinë para qytetarëve që edhe ne ta ndihmojmë këtë proces nga arsyeja se ne si LDK konsiderojmë se procesi është i pastër , se marrëveshja e parë e ka saktësuar kufirin dhe kufiri është i saktë”, ka thënë ai.
Mustafa, ka deklaruar se dëshirojnë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza sa më shpejtë.
“Në këtë rast është përgjegjësia e kryeministrit që ai të sigurojë votat së bashku me partnerët e koalicionit dhe është çështje e jona që ne karshi vlerësimeve tona ta ndihmojmë këtë proces sepse dëshirojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës të udhëtojnë lirshëm, të lëvizin lirshëm por asesi që të luhen lojëra, por që puna të bëhet”, ka thënë ai./arbresh.info/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli