Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor të mos lejojnë numërimin e votave që vijnë nga Serbia, pa u nxjerr një vendim që dëshmon se i plotësojnë kushtet ligjore.
Mustafa ka shkruar në Facebook se numërimi i këtyre votave të ardhura nga Serbia për Listën Serbe i hapin rrugë kontrabandimit të votave në të ardhmen.
“Si Kryetar i LDK-së kërkoj nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe. Paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen”, ka shkruar Mustafa.
“Një gjë e tillë u tentua të bëhet në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog, por organet ligjore parandaluan makinacionet e tilla që deformojnë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës. Nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë”, thuhet në postimin e Mustafës.
Mosnumërimi i votave të Serbisë është kërkuar edhe nga kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë