Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përshëndetur vendimin për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.
Ai këtë vendim e ka quajtur të guximshëm nga ana e Qeverisë Hoti, shkruan portali arbresh.info.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm”, thotë ai.
Tutje Mustafa thotë se kjo dëshmon përkushtimin për partneritet strategjik me SHBA-të dhe BE-në.
Kurse pret edhe nga Serbia që të ndërmarrë vendime për të treguar se është e interesuar për dialog.
“Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
“Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
“Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”, thuhet në shkrimin e kreut të LDK-së./arbresh.info/
“Shqipëria po transformohet, investoni”- Rama thirrje sipërm...
Ambasada gjermane: Të drejtat e njeriut – nevojitet an...
Tragjedi në Marok/ Shemben dy ndërtesa, humbin jetën 19 pers...
Begaj: Akademia e Shkencave pati edhe rol atdhetar e patriot...
Seanca në Apel: Shiti armën me të cilën u vra Liridona Adema...
Rama: Liqeni i Shkodrës së shpejti Zonë Biosfere e Mbrotjur ...