Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, në stacionin policor të Veriut, për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
Ky rekomandim është dhënë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.
Sipas hetuesve të IPK-së, dyshohet se zyrtari policor, jashtë detyrës zyrtare, ka përdorur revolen zyrtare me municion privat (jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit.
“Hetuesit e IPK-së po ndërmarrin hapa të tjera hetimorë për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti,” thuhet në komunikatën e IPK-së.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë