Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë në dy raste të ndara në Prizren, ku të dyshuarit ishin jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidenteve.
Në rastin e parë, hetuesit e IPK-së kanë pranuar mbrëmë informacione operative për një shkrehje me armë zjarri në një banesë në Prizren, ku dyshohej se ishte përfshirë një zyrtare policore. Hetimet e para kanë zbuluar se zyrtarja, duke manipuluar në mënyrë të pasigurt me armën zyrtare në shtëpinë e saj, ka shkaktuar një shkrehje aksidentale, duke plagosur veten në këmbë.
Pas trajtimit mjekësor, rasti është referuar në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe është iniciuar procedurë me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arma e llojit “Glock” është sekuestruar për ekzaminim, ndërsa IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e saj të përkohshëm.
Rasti i dytë ka të bëjë me një zyrtar tjetër policor, i cili po ashtu jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se është përfshirë në një incident fizik së bashku me një familjar të tij, ku kanë sulmuar një qytetar, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
IPK-ja ka rekomanduar suspendimin edhe të këtij zyrtari, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Hetimet për të dy rastet janë në vazhdimësi dhe IPK-ja ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK