Projektin për ndërtimin e deponisë rajonale të mbeturinave dhe të mbetjeve farmaceutike në vendin e quajtur “Savina Stena” në veri të Mitrovicës e financon Bashkimi Evropian, ndërsa kapaciteti i saj është 720.000 metra kuba mbeturina, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Në veri të Mitrovicës deri në shtatorin e këtij viti do të përfundojë ndërtimi i deponisë rajonale të mbeturinave dhe të mbetjeve farmaceutike, për të cilin janë investuar mbi 5 milionë euro.
Projektin për ndërtimin e deponisë rajonale të mbeturinave dhe të mbetjeve farmaceutike në vendin e quajtur “Savina Stena” në veri të Mitrovicës e financon Bashkimi Evropian, ndërsa kapaciteti i saj është 720.000 metra kuba mbeturina të ngurta dhe mbetje farmaceutike, shkruan më tutje “Zëri”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq ka thënë se në javët e ardhshme do të hapet deponia rajonale, një projekt i ri për menaxhimin e mbeturinave që është duke u realizuar në vendin e quajtur “Savina Stena”.
Projekti ka filluar të realizohet më 12 prill 2016, ndërsa përfundimi i punimeve është paraparë të jetë shtatori i këtij viti.
Deponinë rajonale të mbeturinave dhe të mbetjeve medicionale në “Savina Stena” do ta shfrytëzojnë katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, shkruan “Zëri”.
Në Zyrën e BE-së në Prishtinë kanë konfirmuar se komplet projektin e financon BE-ja, duke precizuar se sipërfaqja e deponisë është 300 metra me 100 metra, plus objektet përcjellëse, ndërsa kapaciteti i deponisë është 720.000 metra kuba mbeturina.
Punët në ndërtimin e deponisë është duke i kryer kompania bullgare “Buildin Development Hoding”, ndërsa supervizor është EPEM-i grek.
Vlera e projekti është saktësisht 5.247.000 euro, ndërsa financohet komplet nga Zyra e BE-së në Kosovë./Zëri/
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim