Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, të shoqëruar nga deputetët Haxhi Avdyli dhe Fitore Pacolli, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të renovimeve në Klinikën e Urologjisë.
Kurti: Klinika e Urologjisë i ka kushtet moderne për shërimin e pacientëvë
Renovimet në vlerë mbi 1.2 milionë euro janë investime që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe, në të njëjtën kohë, lehtësojnë punën e palodhshme të stafit shëndetësor, të cilët japin përkushtimin e tyre maksimal.
Me transformimin e bërë, tashmë secila dhomë ka klimatizim qendror, furnizim me oksigjen dhe sistem të instaluar për thirrjen e infermieres në çdo kohë nga shtrati i pacientit.
Klinika po ashtu ka nyje sanitare me kushte dhe standarde moderne, banjo për persona me aftësi të kufizuara, si dhe dyer të zgjeruara të dhomave, sipas standardit për shtretër të pacientëve.
Duke falënderuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë stafin shëndetësor për punën e palodhshme dhe të pakursyer që bëjnë, Kryeministri tha se si Qeveri e kanë për obligim t’ua krijojnë kushtet si personelit shëndetësor ashtu edhe pacientëve që marrin trajtim.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, theksoi se ky transformim është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor dhe për të mbushur nevojat e pacientëve tanë.
Ministri Vitia falënderoi të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe theksoi se ky rezultat sot është meritë e kërkesave dhe punës së tyre. Ai paralajmëroi se së shpejti do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë, duke e shndërruar Klinikën e Urologjisë në një klinikë model në QKUK.
Vitia: Javën tjetër do hapen dhe sallat operative në Klinikën e Urologjisë
Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët në institucionet e shëndetësisë publike./Arbresh.info/

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...