Ish deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lirije Kajtazi në një intervistë për portalin Arbresh.info ka folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, gjendjen dhe pritshmërinë e LDK-së nga këto zgjedhje dhe pozitën e gruas në LDK.
LDK-ja ka numrin më të madh të grave përfaqësuese dhe kjo sipas Lirije Kajtazit do të ndërgjegjësojë partinë që t’u besohen poste të rëndësishme siç është edhe posti i kryeministres.
“Gratë në LDK po pritën mire dhe po votohen. Në listë do të ofrojmë kualitete që ta bëjnë më të ndërgjegjësuar partinë që atyre tu besohet edhe në poste tjera më të mëdha”, tha ajo.
Sipas saj, në Kosovë ekziston potenciali që të ketë në krye një kryeministre femër
“Në Kosovë ka gra që do mundeshin me i pri listës dhe me qenë kryeministre e kryeparlamentare. Meqenëse potenciali ekziston koha është përherë me pas një kryeministre femër”.
Ajo tregon se LDK do të fokusohet në funksionimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/896954943993482/?__xts__[0]=68.ARAFc5cNI0vIFRxqhkmfErMMKHFO30VlaSW20lHL2bKwaXoCrx-B6Advb17pn4PXLNy6hEzhn4vOT3KTyWq3Az7lN4BReSzGRvzPMFxMlWrEzsARB6UTu3h-2lTprY4dGgifUW42zGIXCwwVMg3I1xvXfj8ONBt2bq82MPflL9hoiJ0w-60ObmtM9YG2aV_552p6ZXIIBY-WXpqgajwf4hEZ_mi4CjfUQqfACy2sfsHZeDLkqZXgjGkcY1qDdW1DAVwL1OgC9EuDhEPDkQriwfITxnQFlwJUJlk9T0b6A6D3fEHBvFiOlAI1ybUp3FNqlX-p_7f1N6sfjxFot-vvnLQHrcM0vYGrHMQ&__tn__=-R
Sekuestrohen 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare në ...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota