Prishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës.
Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të pagëzohej edhe me emrin e mbledhësit të folklorit e udhëheqësit të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në fillim të viteve ’90. Me këtë arsyetim, Instituti Albanologjik i Prishtinës ka refuzuar kërkesën për vendosjen e shtatores së Çettës në oborrin e vet, duke dhënë propozime për një vend më të madh për shkak të rolit historik që ka pasur Lëvizja e drejtuar nga Çetta.
Këtë IAP-ja e ka bërë nëpërmjet një përgjigjeje zyrtare ndaj kërkesës së Këshillit Organizativ, i cili ka dy vjet që merret me kërkesën për hapësirën, ku do të zinte vend figura e Çettës e derdhur në bronz.
IAP-së i janë dashur tre muaj e gjysmë për të përgatitur një përgjigje prej një faqeje. Por pavarësisht kësaj, Këshilli Organizativ për ngritjen e shtatores nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga hapësira para IAP-së, e boceta për shtatore është përzgjedhur qysh në maj të këtij viti.
“Këshilli Drejtues afirmon qëndrimin e Institutit Albanologjik të vitit 2010, duke konsideruar se, për shkak të rolit historik që ka pasur Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve dhe në mënyrë të veçantë prof. Anton Çetta, vendosja e shtatores së tij do të duhej të bëhej në një shesh të madh të qytetit, i cili njëkohshëm do të pagëzohej me emrin sheshi i pajtimit ‘Anton Çetta’ dhe do të kishte infrastrukturë përcjellëse (fontanë, banka për pushim)”, shkruhet në përgjigjen e IAP-së të nënshkruar nga drejtori i këtij institucioni, Hysen Matoshi
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...