Instituti Albanologjik po mban konferencë me qëllim të sqarimit për caktimin e Meliza Krasniqit në pozitën e e ushtruesez së detyrës së drejtorit të Institutit, si dhe për të reaguar ndaj deklaratave të dhëna nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Anëtari i Këshillit Drejtues, Adil Olluti e quajti reagimin e Ministrisë së Arsimit të çuditshëm dhe i panevojshëm.
“Ne jemi institucione të Republikës dhe ne komunikojmë përmes rrugëve institucionale. Në mënyrë ligjore, ne kemi caktuar ushtruesin e detyrës duke respektuar të gjitha dispozitat tona në fuqi. Statuti thotë qe ushtruesin duhet ta propozojë Këshilli Shkencor dhe ta votojë këshilli drejtues. Këshilli Shkencor ka propozuar znj. Meliza Krasniqi.”, tha ai.
Mbledhja e Këshillit Drejtues e mbajtur me datë 20 qershor i kishte të pranishëm 4 anëtarë. 3 anëtarë me të drejtë vote dhe unë si drejtor.
Këshilli Drejtues i ka 7 anëtarë. 5 anëtarë me të drejtë vote dhe disa pa të drejtë vote.
“Ua dërgova më herët një letër ku dëshmon qe unë jam anëtar i Këshillit Drejtues ku edhe në deklarimin e pasurisë unë them qe jam anëtar. Edhe në atë mbledhje kam marrë pjesë si kryesues i mbledhjes. Në reagimin e çuditshëm të Ministrise i vjen era ndërhyrje”, u shpreh ai.
“Mos të tentojë askush të ndërhyjë në Institutin Albanologjik. Në vitin 2007, ministri i Arsimit Agim Beliu solli në mënyre të dhunshme një ushtrues detyre, Ismail Hasani. Instituti nuk do ta pranojë as Ismail Hasanin e pushtetit të ri.
“Në mbledhjen e 20 qershorit, dy anëtarët e Ministrisë nuk erdhën. Mospjesëmarrja e tyre u lajmërua me një emali 22 minuta më parë”, tha Olluri.
Gëzim Aliu, anëtar i Keshillit Drejtues tha se Meliza Krasniqi nuk ishte e vetmja e proporuar, shkruan Arbresh.info.
“Mbledhja ku është mbajtur për të propozuar nuk është propozuar vetëm Meliza Krasniqi por edhe Arbnora Dushi e cila refuzon. Meliza Krasniqi ka marrë shumicën e votave.”, u shpreh ai.
Aliu tha se arsyetimi i ministrisë se nuk ka pasur kuorum nuk është e vërtete.
“Edhe po të mos ishte katërshja, treshja do ta bënte”, tha ai duke i quajtur reagimet e Ministrisë, ndërhyrje politike.
Naim Berisha tha se telashet e Institutit nuk janë te tashme.
“Nuk është e vërtetë qe Instituti nuk e ka hapur konkursin.”, tha ai.
Berisha u shpreh se arsyeja pse MASHTI e ka bërë këtë reagim mund të jetë për arsye se Meliza është gruaja e kreut të PDK-së.
Adil Olluri apeloi të Ministria qe të ndjekin rrugët politike në rast se kjo është arsyeja.
Në reagimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se vendimmarrja organi kërkon kuorum prej 4 anëtarëve dhe në mbledhje ishin vetëm tre.
Prandaj ministria konsideroi se vendimi është i pavlefshëm./Arbresh.info/

Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup