241 punonjës të Policisë kanë qenë subjekt i hetimit nga Inspektoriati i Policisë së Kosovës gjatë vitit 2016.
148 raste nga gjithsej 241 kanë pasur elemente të veprave penale dhe janë dërguar në Prokuroritë kompetente derisa 28 raste kanë përfunduar në Departamentin e Hetimeve Speciale të këtij Inspektoriati.
Këto të dhëna janë bërë publike në prezantimin e raportit të punës për vitin 2016 të Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në bazë të këtij raporti ky Inspektoriat gjatë vitit që lamë pas ka pranuar 1362 ankesa dhe informata, që janë 125 ankesa më shumë se në vitin 2015.
Kryeshefi i këtij Inspektoriati, Hilmi Mehmeti ka thënë se në vitin 2016 është vërë punë e mirë.
Ai si sukses e ka përmendur arrestimin e 59 policëve për marrje ryshfeti, duke shtuar se ky veprim nuk e dëmton imazhin e Policisë, por përkundrazi i kontribuon profesionalizmit.
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...