Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj se bashku me inspektorët komunal kanë dalë nëpër biznese në këtë komunë për të verifikuar zbatimin e vendimit për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë.
“Bazuar në vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, për 100% taksen ndaj produketeve të Serbisë, sot se bashku më inspektorët komunal ishim në inspektim nëpër bizneset lokale në Deçan për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi”, ka shkruar Ramosaj.
Ndryshe, vendimi për vendosjen e taksës prej 100% ndaj importit të Serbisë dhe Bosnjës është marrë që dy ditë nga Qeveria.
Ky vendim është mirëpritur nga qytetarët dhe bizneset vendore, ndërsa BE-a është shprehur kundër duke e quajtur shkelje të CEFT-ës




Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...