Inspektorati i Komunës dhe Drejtoria e Financave ka mbyllur 13 bastore në qytet dhe fshatra të Ferizajt.
Siç njofton Komuna e Ferizajt, gjatë inspektimeve të bastoreve, u gjetën se nuk përmbushin shumë nga kushtet e kërkuara ligjore për ushtrimin e veprimtarisë biznesore, siç janë certifikata e biznesit, pëlqimet për kushtet higjieno-sanitare, pëlqimi për kushtet minimalo-teknike dhe dokumentet tjera përcjellëse.
Njoftimi i plotë i Komunës së Ferizajt:
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pati shprehur edhe më parë qëndrimin e tij dhe qeverisjes lokale se bastoret dhe kazinotë në Ferizaj do të mbyllen tërësisht, për të mbrojtur mirëqenien qytetare dhe shmangur dukuritë negative për qytetarët ferizajas. Një synim i tillë po realizohet plotësisht, dëshmuar edhe nga mbyllja e dhjetëra bastoreve dhe kazinove që nga dita e parë e pushtetit të ri lokal në Ferizaj.
Aksionet tashmë 1 vjeçare në luftë me këtë veprimtari shkatërruese të ekonomisë familjare, të cilat kanë mbështetje të gjerë qytetare e që motivojnë edhe më shumë zgjerimin e veprimeve inspektuese, kanë arritur që Ferizajn ta çlirojnë nga tashmë gati 100 biznese të tilla të cilat operonin në Ferizaj.
Edhe në aksionin e fundit treditor të Inspektoratit të Komunës dhe Drejtorisë së Financave, u mbyllën 13 bastore në qytet dhe fshatra, të cilat gjatë inspektimeve u gjetën se nuk përmbushin shumë nga kushtet e kërkuara ligjore për ushtrimin e veprimtarisë biznesore siç janë certifikata e biznesit, pëlqimet për kushtet higjieno-sanitare, pëlqimi për kushtet minimalo-teknike dhe dokumentet tjera përcjellëse.
Nga kontrolli financiar dhe për faktin e mungesës së kushteve të parapara me rregullativën ligjore në fuqi janë mbyllur edhe javë e muaj më parë dhjetëra biznese të tilla.
Qeverisja lokale ka vendosur kontrollin mbi territorin, veçanërisht ndaj bizneseve të tilla, duke dekurajuar skajshmërisht ushtrimin e veprimtarive të tilla në Ferizaj dhe mbrojtur shëndetin publik nga dukuritë negative, rrjedhimisht edhe shmangien e rrënimit financiar të familjes.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...