Inskenon grabitjen i mituri

12:18 | 5 Maj 2018

Policia ka vërtetuar se një i mitur që kishte raportuar grabitjen në Rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë ka raportuar rrejshëm.

“Njësia policore ka arritur të vërtetojë se i dyshuari, moshë e mitur lidhur me rastin ka deklaruar rrejshëm dhe ka inskenuar rastin”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se rasti mbetet të hetohet, ndërsa i mituri është liruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara