Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) shënoi një rritje mesatare prej 6,0% në muajin shkurt 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Inflacioni mujor, krahasuar me janarin e këtij viti, ishte 0,6%.
Sipas të dhënave të ASK-së, rritja vjetore e çmimeve ka qenë më e ndjeshme në disa kategori konsumimi. Çmimet e shërbimeve të lidhura me pajisjet personale të transportit u rritën me 42,5%, biletat e fluturimeve me 39,0%, ndërsa furnizimi me ujë dhe shërbimet e tjera të vendbanimit shënuan rritje prej 33,4%.
Po ashtu, rritje të ndjeshme janë regjistruar te lëndët djegëse të ngurta si drutë dhe peleti (16,8%), pemët (16,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (15,1%) dhe mishi (14,7%). Shtrenjtim kanë pësuar gjithashtu pushimet e organizuara (13,2%), shërbimet ambulantore (9,6%), shërbimet hoteliere (9,5%) dhe produktet si kafeja, çaji dhe kakaoja (9,3%).
ASK thekson se rritjet e çmimeve reflektojnë ndikime të ndryshme ekonomike dhe tregtare, duke përfshirë kostot më të larta të energjisë dhe shërbimeve, që ndikojnë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...