Infermieri Enlirat Duraku, i cili po mbanë grevë tash e 12 ditë me radhë, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen e fondit prej 11 milionësh për pagesën e energjisë elektrike për minoritetin serb.
Sipas tij, deputetët e Kuvendit refuzuan 2,7 milionin për infermierë të propozuar nga Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa pagesa e energjisë elektrike për banorët e veriut i është dukur e drejtë.
“11 milion euro për pagesë të energjisë elektrike për minoritetin serbë në veri nga parat e taksapaguesve kosovarë deputetëve tanë u është dukur e rrugës dhe e drejtë”, ka thënë Duraku.
Duraku, për rreth dy javë po qëndron në grevë urie për shkak të pakënaqësive, për çka ka kërkuar realizimin e rritjes së pagesës së ndërrimeve të natës nga 18 euro në 36, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe pagesën e orëve shtesë, sikurse mjekëve, si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.
Ai tutje ka kërkuar nga kolegët e tij, që t’i bashkëngjitën grevës me të./arbresh.info/
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...