Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të QKUK-së i cili thotë nuk do pranohen si dëshmi nga infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor, rezultatet pozitive për COVID-19 përmes testeve rapide.
Përmes një komunikate, thuhet se kjo sindikatë nesër do të kërkojë përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendrat e Testimit Rapid në kuadër të Komunave lidhur me validitetin e rezultateve që dalin nga testimet rapide.
“Ndërkohë inkurajojmë SHSKUK / QKUK që të përmbahet nga vendimet e pamatura që paraqesin standart të dyfishtë, pasi këso vendime japin pasqyrë të keqe për një institucion kredibil siç është SHSKUK / QKUK, ndërsa në rast se SHSKUK / QKUK ka dyshime rreth mënyrës së testimit apo keqpërdorimeve, konsiderojmë që si institucion kanë resurse të mjaftueshme për mbikëqyrjen e këtij procesi. Mirëpo mos të harrojmë që komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor çdo herë, e sidomos që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e kanë dëshmuar korrektësinë e tyre, kanë dëshmuar që janë të përgjegjshëm, ndërsa përmes punës, angazhimit, dhe sakrificës kanë dëshmuar që vendi dhe qytetarët mund të llogarisin në infermierët dhe shërbimet e tyre”, thuhet tutje në reagim. /arbresh.info/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...