Infektologu, Ilir Tolaj, që prej fillimit të pandemisë ka qenë zë ndryshe brenda komunitetit shëndetësor.
Tolaj ka thënë se Kosova ka kaluar pandeminë e COVID-19 më mirë se shtetet tjera, duke renditur disa nga arsyet.
“Duhet me pranu që Kosova e ka kalu pandeminë më lehtë se shtetet jera, kjo nuk është meritë e institucioneve politike apo shëndetësore por meritat për kalimin relativisht deri në këtë fazë e ka struktura e popullatës pasi që nuk kemi popullatë të vjetër e ajo na ka ndihmuar që numri i rasteve të hospitalizuar të jetë i kufizuar të jetë në një shifër më të ulët se sa vendet të tjera”, ka thënë Tolaj për InDoks.
Tolaj gjithashtu është shprehur i bindur që mos të ishte fushata e partive politike tejkaluar këtë fazë, dhe do të ishte e menaxhushme pandemia.
“Jam i bindur sikurse mos të kishte qenë fushata zgjedhore do ta kishim kaluar pa këtë fazë. Fushata e ka sjellë fazën e tretë, valën e tretë ndërsa kur e shikoj në tërësi situatën mendoj që ne relativisht mirë do të jemi në verë”, ka shtuar Tolaj.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun