Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë disa rezultate që kanë dalë së fundmi nga Klinika Infektive.
Krasniqi, në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se COVID-19 është virus i ri, parashikimet janë që ai nuk do të le pasoja afatgjate te shumica e personave.
“Pasoja mund të mbeten te personat që kanë pasur sëmundje tjera e sidomos të rrugëve të frymarrjes”, tha ai.
Infektologu mendon se virusi për një kohë të gjatë nuk do të rikthehet por sipas tij ende është pikëpyetje sa do të zgjasë.
Krasniqi ka dhënë edhe lajme të mira sa i përket virusit COVID-19.
“Sapo më erdhi lajmi se është shëruar infermierja e jonë e cila është infermierja më në moshë pra e moshës 62 vjeçare. Edhe 77 vjeçari nga Vitia është shëruar tashmë plotësisht”.
Infektologu ka thënë se në bazë të disa rezultateve vetëm një person rezulton sot i prekur nga coronavirusi.
ORCA nesër me aksion protestues “UP drejt kolapsit eti...
Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se ...
Real Madrid interesohet për sulmuesin meksikan të Feyenoordi...
Durrës: 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset nga familjarët e s...
Nju Jork, hotelet mund të bëhen edhe më të shtrenjta
Papa Françesku: Nagorno-Karabaku po përjeton krizë humanitar...