Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka komentuar incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Kurti në një konferencë për media në Maqedoninë e Veriut , ka theksuar se raporti zyrtar lidhur mbi këtë çështje do ta zbardh këtë çështje.
“Ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit aq më tepër që ka qenë me familje. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë shprehur keqardhje dhe do të ketë një raport zyrtar që do të zbardh këtë çështje dhe të kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe të mos përsëritet kurrë më ajo çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar Kurti pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Po ashtu, ai ka hedhur poshtë se ky incident ka qenë një provokim ndërsa ka shtuar se beson të synohet e vërteta dhe kurrsesi tensionimi.
“Le të zbardhet plotësisht e në hollësi ajo situatë dhe unë jam shumë optimist për të ardhmën”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Incidenti i Presidentes në Shkup, Mickoski: Herën tjetër, do të dal në aeroport ta pres vet
Durmishi: Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret konferencë për ...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...