Një person dyshohet se ka kanosur një gjyqtar pas përfundimit të një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Vushtrri.
Rasti është iniciuar nga Policia e Kosovës si “Kanosje”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari,është shoqëruar në stacionin policor pas incidentit.
“Rr. Skënderbeu, Vushtrri 23.07.2025-11:29. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në Gjykatën Themelore pas përfundimit të seancës gjyqësorë, kishte kanosur viktimën mashkull kosovar, gjyqtar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...
Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHM...