Është bërë sot inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kazermën “Adem Jashari” ne Prishtinë.
Prezent në inaugurim ishte edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.
Kurti tha se ky inaugurim paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim
“ Nga sulmet kibernetike të sponzoruara nga shtetet jodemokratike, bota ballafaqohet me situata që kanë ndikim ne ekonomit e shteteve që cenojnë proceset demokratike dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare. Hendeku i sigurisë kibernetike po shkon duke u zgjeruar. Ky inaugurim paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim”, ka deklaruar Kurti në fjalën e tij të rastit.
Ai përmendi edhe projektligjin për sigurinë kibernetike që është miratuar në shkurt dhe e cila parasheh krijimin e institucioneve përgjegjëse për këtë fushë.
“Formimi i grupit punues për sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritikeme mbështetje të programit të USAID është edhe një iniciativë qe kemi theksuar qasjen gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë kibernetike. Kjo nismë dëshmon bindjen tonë është një përpjekje kolektive. Pra duhet të jemi të sigurt që të jemi të gjithë të sigurt. Qendra për Siguri Kibernetike i adreson shumë pika të parimeve tona”, tha Kurti./Arbresh.info/






Sheqeri që po ju shkatërron trupin pa e kuptuar, pse pijet d...
OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s
Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon thar...
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...