Është inauguruar sot Muzeu Etnologjik në Gjilan. Kreu i kësaj komune, Lufti Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky muze është projekt i bashkëpunimit ndërkufitar me Kumanovën.
Sipas tij, në këtë muze do të ruhen vlerat arkeologjike deri në historinë më të re të Gjilanit, shkruan arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur që sot e inauguruam Muzeun Etnologjik në Gjilan, i cili është vendosur në njërin nga objektet më të mira, më të vjetra dhe më të konservuara. Muzeu, i cili është projekt i bashkëpunimit ndërkufitar me Kumanovën, do të hapet për qytetarët dhe turistët, duke ofruar vlerat etnologjike, ndërkaq Muzeu i Qytetit do t’i ruaj vlerat arkeologjike deri në historinë më të re të Gjilanit”, ka shkruar Haziri.
Ai, po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar, e në veçanti mbështetësin financiar që janë fondet e BE’së.
“Faleminderit për mbështetjen dhe prezencën shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, shkëlqesinë së tij, ambasadorin Tomas Szunyog. Faleminderit për partneritetin e madh edhe kryetarin e Kumanovës, mikun tim Maksim Dimitrievski. Urime!”, ka përfudnuar Haziri./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron