Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt do të mbajnë fjalë rasti gjatë inaugurimit të Katedrales së Novobërdës të restauruar rishtaz.
Katedralja e Novobërdës është dëshmi e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore dhe fetare të Kosovës.
Restaurimi i kryer ravijëzon zhvillimet përgjatë shekujve: në pah dalin fazat e ndryshme të historisë së saj të stuhishme të transformimit dhe shkatërrimit.
Ndërtimi i Katedrales së Novobërdës daton nga shekulli i XIV dhe gjatë shekujve në vazhdim ajo ka qenë subjekt i transformimeve të ndryshme deri në shkatërrimin pothuajse të plotë.
Në fillim katedralja është ndërtuar si kishë katolike, në afërsi të kështjellës mesjetare së Novobërdës, të restauruar rishtaz.
Katedralja është një nga ndërtesat më të vjetra, si dhe një nga objektet më tö vlefshme të zbuluara deri tani në qytetin e Novobërdës./Arbresh.info
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira