Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji në meshën solemne të Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet ka thënë se festa e Krishtlindjes është festa kur Zoti ka dashur të hyjë në botën e tyre, të bëhet si ta dhe të flasë në gjuhen e vet, në gjuhen e tyre dhe ata të mund ta kuptojnë porosinë e qiellit.
“Dhe të jetojmë ashtu siç e kemi dëgjuar letrën e Shën Palit, në këtë tokë derisa jemi gjallë denjësisht, ndershmërisht dhe përshpirtërisht”, është shprehur Imzot Dodë Gjergji, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se nëse festa e Pashkëve është festa lumturisë, pasi në Pashkë përmbyllet i gjithë projekti i shpëtimit që, sipas tij, Zoti ka planifikuar nëpërmjet birit të vet mbi tokë, atëherë Krishtlindja është festë e gëzimit.
“Edhe pse, arsyeja e këtij gëzimi ndryshon në cilësi dhe në përmbajtje të shumëkush. Fëmijët i gëzohen dhuratave, familjarët u gëzohen pushimeve të fundvitit e të gëzojnë me familjet e tyre, qytetarët kënaqen duke i shijuar dekorimet e qyteteve të veta, politikanët gëzohen në fërkim duarsh duke përshpëriu “shkoi edhe ky vit”, bizneset gëzohen duke llogaritur fitimet e tyre, e të varfrit u gëzohen ndihmave që kanë fituar nga njerëzit vullnetmirë”, ka thënë Gjergji.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës