Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan sonte e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor.
Imri Ahmeti, është rizgjedhur kryetar i kësaj dege.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi të kësaj partie.
Në njoftim thuhet se Imri Ahmeti është rizgjedhur kryetar dege edhe për një mandat të ri katër vjeçar.
Tutje në njoftim thuhet se edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar falënderoi delegatët e Kuvendit, anëtarët dhe gjithë veprimtarët e degës për gjithë angazhimin e tyre në proces.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit, anëtarët dhe gjithë veprimtarët e degës për gjithë angazhimin e tyre në proces; duke theksuar se angazhimi i të gjithë veprimtarëve, të rinjve e të rejave në Lipjan por edhe i shumë profesionistëve që janë bashkëngjitur është shumë i rëndësishëm për LDK-në pasi që rikonfirmon rrugën e duhur mobilizuese dhe forcimin e rradhëve tona në këto momente kritike për vendin tonë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Ahmeti njëherësh është edhe kryetar i komunës së Lipjanit dhe sekretar i Përgjithshëm i LDK-së./Arbresh.info/
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...