Imami i njohur kosovar, Labinot Maliqi i ka bërë thirrje organeve të ndjekjes që të angazhohen maksimalisht në parandalimin dhe kapjen e shitësve të lëndëve narkotike.
Maliqi përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje publike Policisë së Kosovës që të angazhohet më seriozisht në kapjen e dilerëve të drogës, pasi shitje e këtyre narkotikëve tek të rinjtë, po shkatërron shëndetin e tyre.
“I bëjë thirrje Policisë së Kosovës që të angazhohet më shumë e më seriozisht në parandalimin dhe kapjen e shitësve të lëndëve narkotike. Shitja dhe konsumimi i drogës në masë kaq të madhe, e sidomos nga të rinjtë tanë, është një tregues i qartë sesa jo seriozisht dhe pa interesim është trajtuar ndër vite kjo dukuri shkatërruese nga Institucionet e Sigurisë së Kosovës. Shëndeti i të rinjve tanë është duke humbur, kjo duhet ta alarmoj secilin institucion dhe qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkruan Maliqi./arbresh.info/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...