Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar arbëreshët e Italisë.
“Kënaqësi të vizitoja sot Universitetin e Kalabrisë në Kozenca, këtë vatër të rëndësishme arsimore të lidhur fort me identitetin arbëresh dhe me historinë e albanologjisë, mendimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare,” ka shkruar Meta në Facebook.
Sipas tij, veprimtaria e shumë arbreshëve është frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë.
“Mirënjohës kolegjeve e seminareve italo-arbëreshe, që i paraprinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën evropiane, si frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë.”/arbresh.info/

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...