Ilir Meta u zgjodh me 87 votat e deputetëve të mazhorancës në raundin e katërt të zgjedhjeve për kreun e ri të shtetit, raund i cili kërkon shumicë të thjeshtë votash. Meta mori vetëm dy vota kundër, që me shumë gjasa janë ato të deklaruara publikisht nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.
Meta e merr zyrtarisht detyrën me 24 korrik, kur i mbaron mandati kreut aktual të shtetit Bujar Nishani.
Seanca u drejtua nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj.
Më herët kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme drejtoi në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste mbledhjen e grupit parlamentar. Aty u vendos unanimisht kandidatura e Metës për kreun e ri të shtetit shqiptar. Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës së djeshme grupi parlamentar i LSI-së, propozoi dy emra për postin e presidentin, atë të Petrit Vasilit dhe të Ilir Metës.
Kandidatura mori firmat e 23 deputetëve, ku duhet theksuar se ka deputetë të PS-së, LSI-së dhe PDIU-së.
Kandidatura e Metës u hodh për votim në raundin e katër për zgjedhjen e presidentin, pasi tre raundet e para të cilat kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash, u dogëjn pasi nuk pati asnjë kandidaturë.
Sipas mazhorancës kjo u bë për t’i dhënë kohë opozitës, e cila proteston prej rreth 70 ditësh kundër qeverisë me kërkesën për një qeveri teknike. Por në kushtet kur mundësitë për dialog mes mazhorancës dhe opozitës dështuan, shumica parlamentare vendosi të mbajë këtë pasdite raundin e katërt e për të zgjedhur presidentin e ri. Kështu, shmangen zgjedhjet e parakohshme në vend.
Në raundin e katërt zgjedhja e presidentit kërkon shumicë të thjeshtë votash.
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...