Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit.
Kështu thotë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit të tij me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Maltë.
Sipas tij, gjatë këtij takimi është ritheksuar se sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndal Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, evropiane dhe botërore, shkruan arbresh.info.
“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej. Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore. Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”, shkruan Meta./arbresh.info/
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...