Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka propozuar hartimin e një Kodi të Mirësjelljes për të eliminuar dhunën e politikanëve. Ka thënë se i njëjti dokument duhet të nënshkruhet dhe zbatohet nga partitë politike.
“Partitë politike në Kosovë patjetër duhet që t’a përpilojnë, t’a nënshkruajnë dhe t’i përmbahen një Kodi të Mirësjelljes. Në të kundërtën, dhuna do të bëhet pjesë përbërëse e politikës kosovare”, ka propozuar Deda.
Kjo ide e Ilir Dedës ka ardhur pas përleshjes fizike ndërmjet Milaim Zekës e Frashër Krasniqi, të dy deputetë të Parlamentit.
Zeka është grushtuar nga Krasniqi pas një debati me fyerje e akuza si lopë, lahper, i korruptuar, kriminel, terrorist etj.
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...
Horoskopi për sot
Parashikimi i motit për sot
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...