I nxehti përvëlues na ka shoqëruar përgjatë 2 muajve të fundit ku temperaturat kanë shënuar mbi 40 gradë.
E e gjitha kjo nxehtësi afrikanë pritet të marre fund shumë shpejt pasi moti në Evropë do pësojë disa ndryshime të mëdha.
Sipas meteorologut të Accuweather, Tyler Roys, shtatori do të sjellë reshje shiu në Ballkan.
Sistemet e motit të keq, për shkak të lëvizjes së tyre të ngadaltë, mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Gjatë vjeshtës, rreziku i stuhive të forta do të fillojë të ulet, por do të ketë akoma reshje shiu. Në veçanti, në Evropën Jugore, frekuenca më e lartë e reshjeve do jetë në tetor dhe nëntor.
“Ky mot ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë,” paralajmëroi meteorologu Roys.
Sipas temperaturave, tetori dhe nëntori do të jetë i freskët, por jo i acartë si dhjetori e janari.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...